Britania do të shpëtojë 20 mijë njerëz në vit

Inteligjencë artificiale për t’i diagnostifikuar pacientët me kancer.

Më shumë se 20 mijë njerëz do të shpëtohen çdo vit falë planit të kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May për të përdorur inteligjencën artificiale për t’i diagnostifikuar pacientët me kancer para se simptomat të zhvillohen.

Kryeministrja planifikon që të sfidojë sistemin shëndetësor aktual duke përdorur teknologjinë e mençur për të përparuar diagnozën e kancerit në prostatë, e mushkëri.

Planet përfshijnë mbledhjen e të dhënave gjenetike të njerëzve, regjistrin mjekësor si dhe shprehitë e tyre, siç është pirja e duhanit për të identifikuar ata që janë më së shumti në rrezik nga kanceri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button