Milioneri rus hedh para nga dritarja

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg mund të ketë humbur disa miliarda, por homologu i tij rus nuk e ka problem të hedhë para nga dritarja.

Milioneri Pavel Durov, themeluesi i rrjetit social më popullor në Rusi, VKontakte, u fotografua duke hedhur nga dritarja aeroplanë letre me kartëmonedha prej 5 mijë rubla, rreth 125 euro, transmeton BW.

Por jo pa çudi, poshtë dritares së zyrave të tij u mblodh menjëherë një turmë e madhe.
Ai dhe kolegët e tij po e ndiqnin me gëzim skenën. Por shumë shpejt situata aty poshtë doli jashtë kontrollit pasi njerëzit nisën të sulmojnë njëri- tjetrin, të thyejnë hundët dhe të ngjiten në semaforë për të kapur të parët ‘prenë’.

27 vjeçari Durov e ndërpreu lojën e tij e shkroi në Twitter se njerëzit u kthyen në kafshë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button