Cërvenkovski nga Strumica: Te Gruevski fituam Maria Antonetën

“Gjendja është më e rëndë se kur do qoftë në Maqedoni. Populli vuan dhe kjo shihet në çdo hap” – tha Branko Cërvenkovski dje nga Strumica.

LSDM me mitingun e djeshëm filloi programin veror të mitingjeve nëpër të gjithë qytetet në Maqedoni. E gjithë kryesia e partisë ishte në Strumicë në takim me qytetarët.

 “E dje ne e fituam Maria Antonetën në Nikolla Gruevskin. Ai qytetarët i porositi se nëse nuk keni bukë shkoni në balet. Në çfarë baleti të zi do të shkoni në qytetet e juaja apo me autostop do të shkoni për balet në Shkup”, tha Cërvenkovski.

 “Nëse me 13 milionë euro mund të hapen 8000 vende pune, sa vende pune do të hapnit me 350 milionë euro, aq sa i bllokuat në sheshin e Shkupit? Në përmendoren e Aleksandrit ka 8000 vende pune, në përmendoren e Filipit 3500 vende pune”./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button