Cipras: Qëllimi i përbashkët është zgjidhja e çështjes së emrit deri në Samitin e BE-së

Besoj se kemi kaluar pjesën më të madhe të rrugës, por ka ende rrugë për të kaluar, tha kryeministri grek Aleksis Cipras në konferencë për media në Sofje dhe shtoi se ende nuk jemi në pozitë për të diskutuar për marrëveshje, transmeton Portalb.mk.

“I shqyrtojmë hap pas hapi të gjitha detajet. Nuk jemi, ende nuk jemi në pozitë që të flasim për marrëveshje. Qëllimi i përbashkët është të kemi rezultat para Samitit të fundit të qershorit dhe disa ditë para Samitit të ministrave evropian të Punëve të Jashtme”, tha Cipras në konferencë për media në Sofje, transmeton Katimerini.

Ai gjithashtu tha se qëllimi është që të arrihet marrëveshje. Në pyetjen se a është emri  Gorna Makedonija (Maqedonia e Epërme) për të cilin është biseduar , Cipras tha se ekzistojnë një numër i madh i propozimeve, disa alternativa, por asgjë nuk është definitive.

Kryeministrat Zaev dhe Cipras sot u takuan në Sojfe në Samitin e BE- Ballkanit Perëndimor.

Zaev: Me Ciprasin e kemi konstatuar një opsion që mund ta zgjidh çështjen e emrit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button