Takimi liderësh, Zaev: Jam në dispozicion

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se qëndron në dispozicion për takim liderësh. Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve theksoi se për mbajtjen e takimit mes liderëve duhet të jenë të gjithë pjesëmarrësit në vend, ndërsa kryetari Gjorgje Ivanov është për vizitë në Turqi, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në Hagë, transmeton Portalb.mk.

Zaev theksoi se është përgatitur të mbajë mbledhje me liderin e opozitës nëse ai mendon se është e nevojshme. Takimi i ardhshëm me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, siç theksoi, nuk është datë për marrëveshje përfundimtare, por do të zhvillohet në kuadër të projektit të Samitit në Sofje.

Zaev theksoi dhe se do të donte që deri në fund të qershorit, kur do të merren vendimet për marrjen e datës së negociatave me BE-në të ketë ndonjë zgjidhje për emrin si dhe nëse ka përafrim të asaj që ka ngelur, në Greqi dhe Maqedoni do të duhet të bëhet proces i brendshëm i konsultimeve.

Qeveria: Takimi mes liderëve do të mbahet në termin që do t’ju përshtatet të gjitha partive

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button