Shënohet dita mbarëkombëtare e fëmijëve

 Dita ndërkombëtare e fëmijëve, 1 Qershori e cila është caktuar që nga konferenca e parë botërore në 1925, u shënua edhe sot. Kjo ditë është pranuar si e tillë nga shumë shtete, të cilat i përgjigjen edhe dokumenteve ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të minoreneve.

Me këtë rast në Maqedoni përmes promovimit të një terreni sportiv dhe një këndi lojërash për fëmijë në Qendrën për Emigrantë në Shkup u shënua 1 Qershori – dita ndërkombëtare e fëmijëve. Mes tjerash ministri i Punës dhe politikës Sociale lidhur me këtë manifestim tha se fëmijët e të gjitha moshave kanë nevojë për vëmendjen e prindërve si dhe të shtetit, e aq më tepër banorët emigrantë të kësaj qendre.

 “Sot jemi këtu në Qendrën për emigrantë, për të shënuar edhe zyrtarisht fillimin e funksionimit të dy këndeve rekreative; njëra do të jetë kënd për fëmijë ku fëmijët e familjeve që qëndrojnë në këtë qendër dhe kanë status të azilkërkuesve në Maqedoni, të mund të kënaqin nevojat e tyre fëmijërore. Krahas kësaj, sot filloi të funksionojë edhe kopshti për fëmijë në kuadër të Qendrës për Azilkërkues, kurse në pjesën e poshtme të kësaj qendre prej sot zyrtarisht do të mund të përdoret terreni sportiv ku të rriturit, të mund të merren me aktivitetet sportive”, tha ai. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button