Ivanov: S’pranojmë ultimatume dhe kërcënime

S’do të ketë ndryshim të përcaktimeve strategjike të shtetit dhe asnjëherë nuk do të pranojmë ultimatum, kërcënime, apo çfarëdo do zgjidhje e cila në cilindo mënyrë mund të dëmtojë në identitetin, gjuhën, theksoi presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në intervistë për edicionin e nesërm të gazetës “Dnevnik”. 

Ai më tej për të përditshmen theksoi se ekzistojnë dy mënyra për t’u realizuar qëllimet tona, “E para, Greqia t’i respektojë obligimet ndërkombëtare, të cilat vet i ka marrë.. e dyta, të jetë konstruktive në bisedimet për emrin dhe t’i përmbahet kornizës së paraparë dhe asaj që është object bisedimesh. Pa imponime të vazhdueshme të kushteve, kërkesave të reja dhe ndërhyrje në çështjet e identitetit që të mund të arrijmë deri te zgjidhja e përbashkët e ndërsjellë, theksoi Ivanov i cili për publikimin e paradokohshëm të dokumenteve të besueshme në opinion, thekson se ish-presidenti ka bërë një gjest të papërgjegjshëm dhe joracional, i dëmshëm për interesat shtetërore, para se gjithash, kundërproduktiv për tërë procesin e bisedimeve. Presidenti Ivanov vlerëson se gjendja e sigurisë në shtet nuk është e kërcënuar, as pas vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Hekuranës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button