Rritet numri i azilkërkuesve në Maqedoni

Tetëdhjetë të moshuar dhe 12 fëmijë, për momentin 92 azilantë janë vendosur në Qendrën e pranimit të azilkërkuesve në Shkup. Maqedonia nuk është destinacioni i fundit, ata kërkojnë vetëm mbrojtje derisa nuk arrijnë deri te caku apo nuk kthehen në vendin e tyre.

“Pas ndodhive në Afrikë gjatë periudhës së fundit gjatë disa muajve të fundit, mund të thuhet brenda tërë vitit, është duke u intensifikuar prania e azilkërkuesve. Por definitivisht një është e qartë se Republika e Maqedonisë nuk është destinacioni i tyre i fundit. Republika e Maqedonisë është vend transitor. Kryesisht, vendet e Bashkimit Evropian janë caku përfundimtar i këtyre personave”, thekson Spiro Ristevski ministër i Punës dhe Politikës Sociale.

Maqedonia ka obligim që në afat prej 60 ditëve nga dhënia e kërkesës për azil ta rregullojë qëndrimin e tyre në shtet. Por procedura për disa ka zgjatur edhe më gjatë sepse vijnë nga vende gjuha e të cilëve nuk flitet në rajon. Për to doemos duhet të sigurohet interpretues i cili do t’ua sqarojë të drejtat dhe obligimet që i kanë si azilantë në Maqedoni.

“Pasi të fitojnë statusin e të drejtës së refugjatit. Republika e Maqedonisë deri në momentin e pastrimit të lëndës përkatëse, derisa nuk zbardhet statusi i personit përkatës ne kemi për obligim dhe sigurojmë kujdes për këta persona derisa nuk u rregullohet statusi i përhershëmm në formën në të cilën ata kërkojnë”, thekson Spiro Ristevski ministër i Punës dhe Politikës Sociale.

Nga viti 2002 prej kur është hapur Qendra e pranimit, e deri më sot në të kanë qenë të vendosur 1330 azilantë. Vetëm sivjet janë regjistruar 200 kërkesa të reja. Më së shumti ka nga Afganistani – 92, më pas vijojnë Somalia, Palestina, Eritrea, Pakistani, Bangladeshi, Siria, Ishujt Komore, Armenia, Sri Lanka, Sudani, Egjipti, Nigeria, Tunizia, Maroko. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button