Todorov: Merrni elektroshokun kudo që të shkoni

Ministria e Shëndetësisë miratoi rregulloren për organizimin e postblloqeve shëndetësore në organizime me mbi 100 të punësuar. Javën e ardhshme pritet të dalë në Gazetën Zyrtare, pas çka do të vijojë obligimi që të organizohen në kuadër të ndërmarrjeve dhe institucioneve.

Këtë e kumtoi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov sot duke e promovuar rregulloren, në të cilën siç sqaroi, parashihet që në kompanitë të ketë furnizuar një defibrillator dhe pesë persona të stërvitur të cilët do të mund ta shfrytëzojnë dhe të japin ndihmën e parë.

Krahas ndërmarrjeve, obligim të ngjashëm do të kenë edhe hotelet, të cilat do të duhet të posedojnë një defibrillator dhe një kuti për ndihmë të parë. Gjatë tubimeve, duhet siguruar prania e një personi i cili do të dijë të përdor defibrillator dhe të ofrojë ndihmën e parë sipas nevojës.

“Prioriteti më i lartë duhet të jetë shpëtimi i jetës. Ky është një projekt shumë fisnik dhe apeloj deri te të gjithë se kur mendohet për këtë projekt mendohet për një jetë të shpëtuar”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorv.

Projekti do të zbatohet me ndihmë të Klinikës së kardiologjisë dhe Kryqit të Kuq të Maqedonisë.
“Defibrillacionin në vendet perëndimore e bëjnë personat jomedicinal, nuk duhet të vijë ekipi mjekësor për të shpëtuar një jetë”, deklaroi Sashko Kedev, drejtor i Klinikës për kardiologji.
Organizimi i postblloqeve shëndetësore është paraparë me Ligjin pët mbrojtje shëndetësore. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button