USHT nderon me Honoris Causa Dr.Ferid Murat-in

Nobelistit shqiptar Ferit Murad sot iu dha titulli i nderit Honoris Causa nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.

“Është një nder për universitetin tonë këtë çmim tia ndajmë një personaliteti siç jeni ju, një person i respektuar në mbarë botën” tha Rektori i USHT-së Agron Reka.

Vendimin e miratuar nga Senati i USHT-së e lexoi u.d. prorektori për shkencë në USHT Vullnet Ahmeti.

“Në jetën time kam marrë 16 cmime, por ky i fundit është një nder i madh për mua sepse më jepet nga një universitet i cili është më afër fshatit ku ka lindur babi im. Un jam gjithmonë në rrugë ndërsa në vendin tim kam qenë gjashtë herë, kam dy laborator , jam një ligjërues edhe një hulumtues , por u them se kur të keni nevojë jam i gatshëm të ju ofroj ndihmë” tha Murad.

Në pamundësi për të qenë i pranishëm në evenimentin e organizuar nga USHT-ja, presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dërgoi një telegram urimi për respektin që i bëhet nobelistit shqiptar Ferit Murati. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button