SYRIZA për zgjidhje të pranueshme të çështjes së emrit

Emër të përbashkët me përcaktues gjeografik për përdorim të gjerë – kjo është pozita edhe e partisë radikale greke SYRIZA lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë.

Në qoftë se Aleksis Cipras fiton në zgjedhjet e 17 qershorit do të punojë në kuadër të Kombeve të Bashkuara për të gjetur zgjidhje të përbashkët dhe mbyllje të problemit afatgjatë,  i cili pengon bashkëpunimin thelbësor mes dy vendeve dhe dy kombeve fqinje. 

“Marrim përgjegjësi dhe garantojmë se do të punojmë që të arrijmë një zgjidhje të pranueshme të përbashkët për emrin e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Zgjidhje për emër të përbashkët për të gjitha përdorimet. Zgjidhje të cilën e propozonim shumë vite më parë dhe nëse atëherë na kishin dëgjuar do të zgjidhej problemi i cili për fat të keq bën pengesë për zhvillimin dhe bashkëpunimin thelbësor mes dy vendeve dhe dy kombeve”, thotë Aleksis Cipras, kryetar i SYRIZA-s.

Cipras kërkoi votë nga grekët, që të mund SYRIZA ta ndalojë memorandumin dhe masat antikrize që rrjedhin nga ai. 

Sipas anketave të fundit SYRIZA nuk do të fitojë mbështetje më të madhe në 17 qershor nga ajo e partisë së Samaras, Nea Demokratia. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button