VMRO-DPMNE: Urgjentisht të mbahet takim liderësh

“Kryeministri Zoran Zaev dhe qeveria në kontinuitet demonstrojnë tone dinsonante në lidhje me bisedimet për emrin. Ata në fillim kishin qëndrime për ndryshim të Kushtetutës dhe obligativisht të mbahet referendum, por në periudhën e kaluar shihet se si këto qëndrime jo vetëm që janë zbehur, por të njëjtat janë lëshuar”, akuzoi sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, njofton Portalb.mk.

Prej atje kërkojnë që urgjentisht të mbahet takim liderësh.

“Kërkojmë takim urgjent të liderëve e cila do të ndodhte edhe gjatë ditës së nesërme, dhe në të cilën do të merrte pjesë edhe presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, ndërkaq kryeministri Zaev dhe ministri i Punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov do të tregojnë detaje dhe udhëzime për rrjedhën e bisedimeve për emrin, që të mundet opinioni të informohet, por edhe partitë të marrin qëndrim në lidhje me situatën e re”, deklaroi Janushev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button