Gjuriq: Serbia do të bashkëpunojë me Tribunalin e krimeve të luftës së UÇK-së

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se shteti i tij do të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale që do të gjykojë krimet e luftës në Kosovë.

“Serbia do të bashkëpunojë me Tribunalin e krimeve të luftës së UÇK-së”.

Ai ka thënë se do të ishte mirë që të dënoheshin disa kriminel, por që ka deklaruar se nuk beson që për këtë ka shanse reale, shkruan sot B92, përcjell Klan Kosova.

“Nëse ata do të donin që t’i dënonin njerëzit e tillë, nuk do të duhej t’i mbanin në pushtet në krahinën tonë për 16-17 vjet”, ka thënë Gjuriq.

“Nëse tash duan ta bëjnë këtë, supozoj se do të kenë motive të qarta politike, pra në secilin rast ne nuk duhet të presim shumë”.

“Nuk duhet të kemi dyshime. Ata (Shtetet evropiane) pajtohen që Kosova është shtet i pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button