Allegri njofton Juven për ofertat nga Premier Liga
Menaxheri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka njoftuar Juventusin për ofertat që ka marrë nga klubet e Premier Ligës dhe ka insistuar se kampionit italian duhet të përforcohet gjatë verës.
50-vjeçarit i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën aktuale, por ai është monitoruar nga disa klube angleze.
Sipas Yahoo!Sport, trajneri italian është në listën e Arsenalit dhe Chelseat.
Sipas këtij raportimi, Allegri është joshur nga jeta dhe puna në Londër, por do të largohet jashtë Italisë nëse i vjen një mundësi e mirë për të fituar.
Juventusit i duhet një pikë kundër Romës të dielën për të siguruar titullin për herë të shtatë me radhë.