Në Turqi arrestohen dhjetëra “gylenistë”

Policia turke ka arrestuar sot 65 persona në Izmir për dyshimin se janë të lidhur me një rrjet të udhëhequr nga imami Fetullah Gylen, për të cilin Ankaraja pretendon se qëndron pas grushtit të shtetit në korrik të vitit 2016.

Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë ish pjesëtarë të forcave të aviacionit.

Kryeprokurori në Izmir lëshoi një urdhër arresti për 96 vetë dhe deri më tani në 15 provinca turke janë arrestuar 65 vetë.

Në një aksion tjetër, është lëshuar një urdhër arrest për 93 persona  të punësuar në shkollat që mendohet të jenë të lidhura me organizatën e Gylenit.

Turqia ka vendosur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka filluar arrestimet masive pas grushti të dështuar të shtetit në vitin 2016. Deri më tani, më shumë se 50 mijë njerëz janë arrestuar dhe 110 mijë janë pushuar nga puna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button