Ua ka këputur nga qafa zinxhirët e arit, i ka shitur në Shuto Orizare: Kapet hajduti 37 vjeçar

Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar padi penale kundër A.J. (37) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se në mars dhe maj të vitit 2018 ka kryer dy vepra penale “vjedhje të rëndë në mënyrë të ashpër”, e dënuar sipas nenit 236 paragrafi 1/3 nga Kodi Penal i Maqedonisë, dhe në këtë mënyrë ka arritur të fitojë pasuri të paligjshme me vlerë prej 65.000 denarë, informojnë nga policia, njofton Portalb.mk.

“Më 09.03.2018 rreth orës 16:30, duke lëvizur në bulevardin “VMRO”, i paraqituri i është afruar prej mbrapa të dëmtuarës dhe me dhunë ia ka këputur nga qafa zinxhirin e arit, pas së cilës ka ikur në drejtim të panjohur. Pasi e ka marrë zinxhirin, i njëjti e ka shitur në lagjen Shuto Orizare. Veprën penale e ka përsëritur edhe më 07.05.2018. Rreth orës 11:45 në rrugën “Kiril dhe Metodi”, në të njëjtën mënyrë ia ka vjedhur zinxhirin edhe një të dëmtuarës tjetër, pas së cilës ka ikur”, kumtojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button