Nestle marrëveshje prej 7.15 miliardë dollarë me Starbucks

Gjiganti i ushqimit nga Zvicra, Nestle, njoftoi se ka bërë një marrëveshje në vlerë prej 7.15 miliardë dollarë me zinxhirin ndërkombëtar të kafesë nga SHBA, Starbucks, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga të dyja kompanitë, thuhet se Nestle do t’i paguaj 7.15 miliardë dollarë kompanisë Starbuck për të drejtat e shitjes, shpërndarjes dhe marketingut të produkteve të paketuara si kafeja dhe çaji në mbarë botën.

Më tej është theksuar se produktet e paketuara të Starbuck vitin e kaluar kanë sjellë shitje prej 2 miliardë dollarë. Bëhet e ditur se në kuadër të marrëveshjes 500 punonjës të Starbucks do t’i bashkohen Nestle-s.

Drejtori Ekzekutiv (CEO) i Nestle, Mark Schneider, theksoi se marrëveshja është një hap i rëndësishëm për fushën e kafes e cila është kategoria më e madhe për rritje të Nestle.

Ndërsa Kryetari dhe CEO i Starbucks, Kevin Johnson, tha se në sajë të marrëveshjes produktet e Starbucks do të arrijë në miliona shtëpi në mbarë botën.

Ekspertët theksojnë se Nestle me anë të marrëveshjes mundohet që të rrisë përqindjen e saj në tregun e kafes në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button