Festa e Italisë për Buffon në dyshim, i jep lamtumirën futbollit pas Veronës

Me Juventusin pritet të luajë edhe ndeshjen e fundit në kampionat, kundër Veronës më 20 maj, e me shumë gjasë do t’i japë fund futbollit të luajtur.

Gigi Buffon pritet të varë këpucët në gozhdë, e me shumë mundësi pa zhvilluar atë që mund të konsiderohet ndeshja e fundit me “axurrët” e Italisë, transmeton TCH.

Të paktën kështu shkruan “Corriere dello Sport”, sipas së cilës, Gigi po mendon të tërhiqet nga mundësia për t’u grumbulluar për herë të fundit nga Kombëtarja, e në këtë mënyrë edhe nga festa e organizuar për të nga Federata italiane e Futbollit (FIGC) në “Allianz Stadium” më 4 qershor, kur do të luhet miqësorja Itali-Holandë.

Mund të jetë padyshim një fund i hidhur për portierin më të mirë italian të të gjitha kohërave, që numëron 200 ndeshje me Italinë, 80 prej të cilave si kapiten. Një plagë e hapur kjo edhe nga polemikat e lindura muajt e fundit, kur Gigi duket se është dorëzuar nga kritikat e panumërta, në shenjë mosmiratimi të grumbullimit të tij në miqësoret ndaj Argjentinës dhe Anglisë.

Numri një i Italisë u mbrojt duke thënë se “jam këtu me entuziazëm e dëshirë, nuk do të kisha ardhur thjesht për shëtitje. Jam 40 vjeç, por gjithmonë mbetem portier i Juventusit, që nuk është një ekip i kategorisë së pestë”. Ai luajti vetëm ndaj Argjentinës, e më pas i la vendin Donnarummës në ndeshjen me Anglinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button