Kryeministri Zoran Zaev iu bashkangjit aksionit për pastrimin e Dojranit

Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, zëvendësministri Jani Makraduli dhe këshilltari i kryeministrit për ambient jetësor Dragan Jovanov sot iu bashkangjitën kryetarit të Komunës së Dojranit në aksionin për pastrimin e komunës, transmeton Portalb.mk.

“Kam nder dhe kënaqësi të tregojmë se aksionet e shoqatave civile kontribuojnë për Maqedoni më të bukur. Dojrani meriton kujdes të tillë, përkushtim nga Vetëqeverisja lokale, nga bashkësia, por edhe nga unë si kryeministër për shkak popullatës që jeton këtu, por edhe për shkak turistëve që vijnë për pushim në këtë komunë të shkëlqyer të Maqedonisë”, tha Zaev.

Ai shtoi se qendrat turistike, siç është Dojrani janë fytyra e Maqedonisë para turistëve, ai fton që sa më shpesh të ketë aksione të tilla në të gjitha komunatë për, siç tha ai, për jetë më të mirë të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button