Jep dorëheqje zyrtari i lartë në AAK

Sekretari Ekzekutiv i AAK-së, Valon Tolaj ka dhënë dorëheqje nga detyra që e mbante në parti, tranmseton Lajmi.net.Këtë e ka bërë të ditur me një postim në facebook.

Njoftimi i plotë:

“Të dashur miq e kolegë të Aleancës,

E ndjej obligim t’ju informoj mbi kërkesën që sot i kam bërë Kryetarit të AAK, z. Ramush Haradinaj, për lirim nga detyra e Sekretarit Ekzekutiv të AAK.

Arsyeja e kërkesës është krejtësisht personale e familjare, dhe nuk ndërlidhet me asnjë rrethanë apo proces në AAK.

Unë, do të vazhdoj të jem pjesë e Aleancës dhe mbeshtetës i vizionit politik të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, falënderoj të gjithë miqtë e kolegët të cilët janë shumë, në të gjitha strukturat organizative të AAK.

Kam qenë i nderuar me punën e përbashkët dhe bashkepunimin me të gjithë, pa përjashtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button