Pse milingonat ecin në një kolonë? Ky është sekreti…

Milingonat janë shumë insekte sociale, që lulëzojnë në koloni prej miliona individësh, që punojnë si ekip. Aftësitë e mira të komunikimit qëndrojnë në zemër të suksesit të tyre.

Ato mbështeten shumë në aromat kimike, të quajtura feromone, për të mbrojtur territoret dhe për të shkëmbyer informacione komplekse – nga vendndodhja e burimeve ushqimore dhe vendeve të foleve, deri në praninë e grabitësve.

Çdo lloj milingonash ka fjalorin e vet kimik që ka deri në 20 feromone të ndryshme, të cilat mund të sekretohen për të formuar shtigje të veçanta aromash.

Antenat e tyre përkthejnë ‘mesazhet’ kimike, duke udhëzuar milingonat, në një vijë, drejt destinacionit të dëshiruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button