Raporti i PSP-së, Janeva: Ka dëshmi për të gjitha lëndët e hapura

Prokurorja speciale, Katica Janeva e prezantoi raportin e ri gjashtëmujor para deputetëve. LSDM-ja në pushtet e inkurajoi PSP-në që të vazhdojë me tempo të njëjtë në hetimin e krimit nga korrupsioni i lartë. VMRO-DPMNE-ja, nga ana tjetër, për dallim nga ardhjet paraprake të Janevës në Kuvend, këtë herë kishte një retorikë më të butë. Në emër të opozitës foli Zoran Ilioski. E pyeti Janevën nëse në tregun joformal qarkullojnë “bomba” dhe nëse ato janë duke u shitur. Ilioski kërkoi, Janeva të tregojë edhe atë se kush ka përgjuar në mënyrë të paligjshme, transmeton Alsat M. 

“Ka aktakuzë që është vërtetuar tashmë në gjykatë. Kjo është lënda Target – Fortesa, në të cilat janë akuzuar personat Sasho Mijallkov, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, si dhe Gordana Jankulloska” – deklaroi Katica Janeva, Prokurore Speciale Publike.

PSP-ja në raportin e gjashtë me radhë shkroi se kanë dëgjuar më shumë se një milion biseda të përgjuara në mënyrë të paligjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button