VMRO-DPMNE-ja ka emëruar zëdhënës të rinj të partisë
Naum Stoillkovski dhe Dimçe Arsovski janë zgjedhur zëdhënësit e rinj të VMRO-DPMNE-së. Ato janë emëruar në komitetin e mbrëmshëm ekzekutiv të partisë, transmeton Portalb.mk.
Ivo Kotevski mbetet drejtori i Qendrës për komunikime në parti.
Stoillkovski ka punuar në portalin “Rapublika”, ndërsa më vonë në TV NOVA, ndërsa Arsovski deri kohës së fundit ka qenë nënkryetar i të rinjve të partisë.