Qeveria paralajmëron masë të re për rritjen e rrogave

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas seancës së sotme të Këshillit ekonomik-social paralajmëroi masë të re për rritje të rrogave, transmeton Portalb.mk.

Siç tha si në konferencë për media në Qeveri, bëhet fjalë për përkrahje të financimit direkt prej 30 për qind nga rritja e rrogave bruto të punëtorëve të veprimtarisë intenzive të punës.

Kushtet për këtë masë, siç tha ai, i plotësojnë rreth 15.000 kompani dhe 50.000 punëtorë.

“Qëllimi është një – të rriten rrogat dhe qytetarët të kenë më shumë para”, tha Zaev dhe apeloi te kompanitë që t’i rrisin rrogat dhe të aplikojnë për masat qeveritare sepse shteti është këtu, sç tha, për të ndihmuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button