Pacolli: Respekt për autoritetet e sigurisë, bashkëndjejmë me familjet e të aksidentuarve
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, zhdukjen e dy policëve në lumin Lepenc, po e konsideron tronditëse për gjithë vendin.
Ky reagim i tij vie pas aksidentit të mbrëmshëm të ndodhur në Kaçanik, ndërsa ka theksuar se bashkëndjen me familjet e personave të aksidentuar, njofton Klan Kosova.
”Zhdukja e dy policëve në lumin Lepenc është ngjarje e rëndë për vendin dhe lajm tronditës për të gjithë ne. Shpreh respektin e lartë për autoritetet përgjegjëse të sigurisë, Policinë, FSK-në si dhe qytetarët vullnetarë të shumtë, që po e bëjnë gjithçka për gjetjen e tyre. Përderisa, kërkimet vazhdojnë, qëndrojmë bashkë me familjet dhe të afërmit e tyre në këto momente të vështira”.