Ish-lojtari i Realit kthehet në futboll në moshën 42-vjeçare (Foto)

Michel Salgado, ish-lojtari i Real Madrid, është kthyer të luajë futboll në moshën 42-vjeçare.

Mbrojtësi i djathtë, i cili u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2013, luajti 65 minuta në kampionatin e Panamasë, me Club Atlético Independiente (CAI), transmeton TCH.

Skuadra e fundit me të cilën kishte luajtur Salgado ishte Blackburn Rovers, në Angli.

Në Panama, Salgado do të merret edhe me disa projekte me fëmijët dhe axhenda e tij nuk do e lejojë që të jetë gjithmonë pjesë e ekipit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button