E jashtëzakonshme: Tri ditë i zënë nga gurët në pus, shpëton për mrekulli

Kush tha që mrekullitë nuk ekzistojnë? Suriu ishte personazhi i kësaj mrekullie i cili kishte qëndruar 3 ditë në pus, shkruan Class.

Para 20 vitesh, Suriu kishte hyrë brenda në pus për të marrë kovën që kishte rënë dhe papritur pusi kishte nisur të shembej.

Për 3 ditë ai kishte qëndruar nën gurë dhe nuk e dinte nëse do të shikonte më familjen e tij. Ndërkohë që Suriu luftonte me vdekjen nën tokë, një betejë tjetër zhvillohej mbi sipërfaqe. Bashkëfshatarët me të mësuar se çfarë kishte ndodhur nuk kishin hezituar dhe i kishin ardhur në ndihmë duke i shpëtuar jetën.

Suriu kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar bashkëfshatarët të cilët nuk e kishin braktisur në momentin më të vështirë të jetës së tij. “Ju kam ftuar në këtë program për t’ju falenderuar. Ishit ju ata që më keni qëndruar pranë në momentin më të vështirë të jetës time. Ju përshendes dhe ju dua shumë!”,- ishin fjalët me të cilat Suriu iu drejtua bashkëfshatarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button