Mesfushori kosovar debuton me ekipin e parë të Bayern Munich (Foto)
Bayern Munich po luan me Eintracht Frankfurtin në kuadër të xhiros së 32-të në Bundesliga
Gjiganti bavarez po pushon lojtarët kryesor për ndeshjen e kthimit ndaj Realit, ndërsa në formacionin startues është kosovari, Meritan Shabani, transmeton Periskopi.
Bayerni ka siguruar titullin e kampionit më herët, ndërsa mendjen e ka vetëm te ndeshja e kthimit ndaj Realit të cilën do ta luaj të martën.
Shabani është rritur në akademinë e Bayern Munichut dhe është pjesë e gjigantit gjerman që nga 2006.
Bayern Munich Bundesliga debuts for three young players today pic.twitter.com/mzWGglM3q0
— B/R Football (@brfootball) April 28, 2018