Grabar-Kitaroviq: Përparësitë e anëtarësimit në BE dhe NATO tejkalojnë anët negative

Kryetarja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ishte në vizitë zyrtare në Maqedoni, ku mori pjesë edhe në samitin Brdo Brioni, në Shkup.

Në intervistë për “360 shkallë”, ajo foli për përvojën e Kroacisë gjatë anëtarësimit në NATO dhe BE dhe çka do të thotë ajo për vendin dhe ndalimin e ikjes së të rinjve nga vendi, si dhe për çështjen e emrit dhe aktivitetet e shpeshtuara për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë, për politikën e re të BE-së e cila rriti interesimin për integrimin e Ballkanit perëndimor dhe tema tjera.

“Gjithsesi përparësitë e anëtarësimit në BE dhe NATO-së shumëfish i tejkalojnë komponentët negative. Maqedonia si shtet kandidat dhe që dëshirojnë të anëtarësohet në BE dhe NATO, shtrohet pyetja a është më mirë të qëndroni vetëm apo të bëheni pjesë e integrimeve të mëdha.  Ekonomikisht sigurisht që do të jeni më mirë, dhe gjithashtu do të konsideroheni si vend i sigurt dhe me prosperitet. Kur të anëtarësoheni në NATO dhe BE do të ju rritet rejtingu kreditor dhe besimi i investitorëve në Maqedoni, do të rritet dhe turizmi dhe optimizmi i Maqedonisë për një ardhmëri më të mirë”, tha mes tjerash presidentja kroate, përcjell Portalb.mk.

Ajo ka një karrierë impresionuese politike dhe diplomatike, pasi ishte deputete , ministre për çështje evropiane dhe punë të jashtme, ambasadore në SHBA, ku u bë edhe ndihmës gjenerale e sekretarit të NATO-s për diplomaci publike.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button