Ia vodhën automjetin – e gjeti pas 42 vitesh

Robert Russell e ka marrë prapë automjetin e tij 42 vite pasi ia kishin vjedhur – njoftojnë autoritetet në Kaliforni.

Ai e njohu veturën sportive në një ankand në eBay, ndërsa e konfirmoi se numrat identifikues ishin të njëjtë me ato në dokumentet e tij.

Shitësi i ka thënë Russellit se e kishte blerë automjetin e tipi ‘Austin Healy’ nga një mashkull, i cili i kishte thënë se gjendej në familjen e tij që nga viti 1970.

Policia pasi ka konfirmuar deklarimet e Russell, ia ka mundësuar që ta marrë automjetin e tij, kurse ai e ka kthyer në Teksas, ku jeton aktualisht. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button