Japoni, shkon në 26 numri i viktimave nga përmbytjet

Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Japoni. Autoritetet thonë se numri i viktimave ka shkuar në 26, ndërsa gjashtë të tjerë konsiderohen të zhdukur, pas vërshimeve në ishullin Kjushu të Japonisë.

 Mijëra banorë ende mbeten të bllokuar nga rrëshqitjet e tokës, që ka shkaktuar mbylljen e rrugëve në hapësirat malore.

 Ushtria japoneze ka dërguar ushqime me helikopterë për rajonet e goditura.

 Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se më e keqja ka kaluar, por për sot parashikoi shi dhe stuhi në disa rajone të vendi. Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button