Strugë, koshat e mbeturinave do zëvendësohen me lule

Barrierat prej betoni të cilat prej disa kohësh janë vendosur në hyrje dhe dalje të rrugës të këmbësorëve, të cilën të gjithë struganët e njohin si ”Korzo”do rezervojnë një pamje ndryshe për qytetarët.

Nga pushteti vendor është vendosur që ato më mos të shërbejnë si kosha për mbeturinat por në to të mbillen lule dhe pisha dekorative aksion i cili po vazhdon.

Në fillim të muajit maj një kompani private e angazhuar nga Komuna e Strugës vendosi barrierat prej metali dhe betoni në hyrje-daljet e ”Korzos” për të ndaluar futjen e makinave pa asnjë kriter në këtë rrugë të këmbësorëve, fenomen që përsëritej prej kohësh. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button