Ministri përcjelli në pushim fëmijët pa prind

Sot në prani të Ministrti të punës dhe politikës socilae Spiro Ristovski nga stacioni i autobusëve në Shkup u nisën për në pushim falas në Strugë, grupi i parë i fëmijëve pa prind të cilët ishim 320 në numër.

“Vazhdojmë t’i kënaqim nevojat e atyre të cilëve më së shumti u nevojitet ndihmë dhe mbështetje. Sot pashë shumë fytyra të fëmijëve të lumtur, familje të lumtura, prindër të fëmijëve me nevoja të posaçme të cilët së bashku me fëmijët e tyre shkojnë në pushim.  Besoj se gjatë gjithë verës do të shohim shumë buzëqeshje të fëmijëve, lumturi dhe kënaqësi”, tha ministri Ristevski.

Ai theksoi se Qeveria kështu ka nisur realizimin e masës për ndihmë për fëmijët nga familjet e rrezikuara sociale dhe shfrytëzues të kompensimit të përhershëm në të holla. Planifikohet që 3000 fëmijë të shkojnë në pushim, nga to 2000 gjatë verës dhe 1000 në dimër. 

Fëmijët të cilët u nisën sot do të qëndrojnë shtatë ditë në Strugë dhe Manastir. Masa qeveritare realizohet me mbështetje të Kryqit të Kuq të Maqedonisë prej nga janë dërguar vullnetarë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button