Gjermania konfirmoi kandidaturën për EURO 2024
Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB) ka konfirmuar kandidaturën për organizimin e Kampionatit Evropian 2024, tre ditë para skadimit të afatit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) pret që deri në fund të javës të njëjtën ta bëjë edhe Federata e Futbollit të Turqisë. Më pas Komiteti i UEFA-së do të shqyrtojë dorëzimin e kandidaturës dhe më 27 shtator do të vendos kush do të jetë nikoqir i EURO 2024.
Pasi Kampionati Evropian 2020 do të mbahet në 12 vende të Kontinentit të Vjetër, EURO 2024 do të kthehet në formatin e vjetër të një vendi nikoqir.
DFB tërhoqi ofertën e saj që të jetë nikoqir i gjysmëfinales dhe finales së EURO 2020, me qëllim që të fokusohet në kandidaturën e organizimit të tërë turneut katër vite më vonë.
Gjermania Perëndimor ishte nikoqir i Kampionatit Botëror 1974 dhe Kampionatit Evropian 1988, ndërsa pas bashkimit organizoi Botërorin në vitin 2006.
Turqia asnjëherë nuk ka qenë organizatore e ndonjë gare të madhe. Pa sukses u kandidua për organizim së bashku me Greqinë në vitin 2008, si dhe vet katër vite më vonë.
Në Kampionatin Evropian 2024 do të duhet të luajnë 24 kombëtare.