SKANDALOZE: Betimi i ri i xhandarmërisë serbe, fton në luftë (video)

Mediat kosovare shkruajnë se me ndryshimin e formulës qeverisëse në Serbi ndryshimi më i madh pritet të ndodhë në sektorin e sigurisë. 

Kryeministri i ri i qeverisë serbe, Ivica Dacic, do të vazhdojë të jetë edhe Ministër i Punëve të Brendshme, duke pasur nën kontroll Policinë dhe Xhandarmërinë, ndërsa tani do ta marrë nën kontroll edhe Shërbimin Sekret Serb (BIA). Ky sektor deri tani ishte nën kontrollin e Tadic. BIA tani i përgjigjet drejtpërdrejt Kryeministrit të Serbisë. 

Në këtë mënyrë, i tërë aparati shtetëror i sigurisë do të jetë edhe njëherë nën kontroll të SPS. ‘Në këtë kontekst, nuk është i rastësishëm edhe vendimi nga Dacic që të ndryshohet teksti i betimit të Xhandarmërisë serbe, ku lufta për kthimin e Kosovës vendoset në qendër të betimit. Vendimi për ndryshim të tekstit erdhi në të njëjtën ditë kur Dacic deklaroi se do të angazhohet për kthimin e policisë serbe në Kosovë’, shrkuan e përditshjma kosovare Express. 

Xhandarmëria serbe është një forcë prej 3 000 xhandarësh, 600 prej të cilëve janë formacione elite të cilat për nga organizimi dhe detyrat i ngjajnë më shumë një force ushtarake sesa policore. Xhandarmëria i përgjigjet drejtpërdrejt Ministrit të Punëve të Brendshme. 

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes, që deri tani ishte nën kontrollin e Tadic, do të kalojë nën kontrollin e SNS të Nikolic, ku kandidat për Ministër përmendet Borislav Pelevic, ish- zëvendës komandanti i njësive paramilitare të Arkanit. 

Betim i ri i xhandarmërisë serbe: Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë… 
Pjesëtarët e Xhandarmërisë, njësisë speciale të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, kanë bërë dje një betim të ri. Pjesa më e madhe e tekstit i është kushtuar Kosovës, pa të cilën, siç thuhet, “nuk ekziston as populli serb dhe Serbia”. 

Sipas B92, Xhandarmëria serbe ka kryer një betim të ri, e cila është prezantuar dje, kurse autor i tekstit është Bratisllav Dikic, njeriu i parë i Xhandarmërisë. 

Në Xhandarmëri kanë pohuar se njësia e MPB-së sivjet kremton Vidovdanin si kremte të saj, dhe kjo është arsyeja që Kosova gjendet në fokus të betimit dhe se kjo nuk është ndonjë gjë e re. 

“Bëhet fjalë thjesht për metaforë. Kemi dashur që në frymën e Vidovdanit të kthehemi në histori dhe t’i kujtojmë trimat e vjetër të Kosovës dhe në përgjithësi, atë ditë si ditën e trimave kosovarë dhe në bazë të kësaj kemi thënë se do të fitojmë apo vdesim”, tha zëdhënësja e Xhandarmërisë, Stanica Puzovic. 

Ajo theksoi se betimi dhe simbolika e ndërlidhjes së Ksovës nuk kanë kurrfarë lidhje me ndërrimin e pushtetit në Serbi. 
“Kosova ka qenë gjithnjë e rëndësishme për këtë njësi, që nga formimi i saj deri sot”, shtoi ajo. 

Pjesëtarët e Xhandarmërisë dje kanë shënuar 152 vjetorin e formimit. Xhandarmëria ka në përbërje të saj Komandën, e cila është e vendosur në Beograd, dhe katër njësi – në Beograd, Nish, Kralevë dhe Novi Sad. Këto njësi kanë territorin e vet të përgjegjësisë, por sipas nevojës mund të angazhohen në territorin e mbarë Serbisë. 

Betimi i Xhandarmërisë: 

Pa Kosovën nuk ekziston as populli im serb 
Pa Kosovën nuk ekziston Serbia ime 
Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë 
Popull serb, vëllezër e motra 
Betohem para Zotit 
Do të fitoj me nder apo do të vdes 
Për nderim tim 
Për origjinën time 
Për familjen time 
Për Serbinë time…

Lajme të ngjashme

Back to top button