“Egjipti është shtet laik, i myslimanëve dhe i krishterëve”

Presidenti i zgjedhur islamik i Egjiptit, Mohamed Morsi, në mënyrë simbolike ka bërë betimin para një turme të madhe në sheshin Tahrir të Kajros. Duke iu drejtuar turmës, ai premtoi se do të punojë për një “shtet civil” duke nderuar si myslimanët, ashtu edhe të krishterët e Egjiptit.

“Populli i Egjiptit është burim i fuqisë dhe legjitimitetit”, ka thënë Morsi, i cili pritet që zyrtarisht të betohet si president më 30 qershor përpara Gjykatës Kushtetuese, siç kërkohet nga Këshilli ushtarak në pushtet i Egjiptit, raporton Rel.

Këshilli ushtarak do të mbajë kompetenca të gjera, edhe pasi që ta transferojë pushtetin te Morsi, pasi që tashmë ka shpërndarë parlamentin e dominuar nga islamikët dhe marrë përsipër kompetencat për të miratuar legjislacionin. 

Lajme të ngjashme

Back to top button