Ministria do t’i pajtojë prindërit me fëmijët

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale synon t’i rregullojë marrëdhëniet personale të fëmijëve dhe prindit më të cilin nuk jeton së bashku. Kështu u shpreh ministri i politikës sociale Spiro Ristovski duke informuar se nga kjo ministri kanë dërguar instruksione me shkrim për të gjitha tridhjetë Qendrat për punë sociale për të ndërmarrë masa profesionale për tejkalimin e situatave të tilla.

“Me këto instruksione, rregullimi i marrëdhënieve personale të fëmijëve me prindërit me të cilët nuk jeton së bashku është në pajtim me Ligjin për familje, kurse veçanërisht nga aspekti i realizimit të interesit më të mirë të fëmijëve dhe siguron vazhdim dhe thellim të lidhjes prindër-fëmijë. Si Qeveri dhe si Ministri qëndrojmë në angazhimet të punojmë vetëm në interes të fëmijëve dhe kur është e nevojshme ti mbrojmë nga vetë prindërit ”, shtoi Ristovski.

Ai u bëri thirrje prindërve të cilët janë të ndarë që të mos i keqpërdorin fëmijët për mosmarrëveshjet ndërmjet tyre, dhe të mos harrojnë se si prindër biologjik ende kanë obligime ligjore, morale por mbi të gjitha obligime prindërore ndaj fëmijëve.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button