Ohër-Gostivar: ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 7.5 ton

Duke filluar nga nesër dhe deri më 31 gusht të këtij viti, gjatë këtij sezoni veror turistik ndalohet përkohësisht qarkullimi e mjeteve të rënda transportuese në rrugën që niset nga Gostivari deri në qytetin e – Ohrit.

Këtë regjim të veçantë e paralajmëruan nga Auto-Moto Lidhja e Maqedonisë duke informuar se mjetet e rënda transportuese që kanë ngarkesë më shumë se 7.5 ton, nuk do të guxojnë që të qarkullojnë gjatë secilës së premte nga ora 17 deri në orën 24 dhe secilën të shtunë nga ora 7 deri në orën 24. 

“Ky regjim në komunikacion vendoset për shkak të sezonit turistik, mos të shkaktojnë rrëmuja në rrugë dhe radhë të gjata të pritjes nëpër pikat pagesore të rrugëve”, thuhet në njoftimin e AMLM. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button