Ndahen Tom Cruise dhe Katie Holmes

Erdhi fundi dhe për Tom Cruise dhe Katie Holmes, ato do të divorcohen pas pesë vitesh martesë. 

“Është një çështje private dhe personale për Katie dhe familjen e saj. Shqetësimi kryesor i Katie ka qenë dhe do mbetet ajo që është më e mira për vajzën e saj,” tha avokati i Holmes.

Aktori 49 vjeçar dhe aktorja 33 vjeçare kanë një vogëlushe, Surin- gjashtë vjeç.

Tom ka qenë i martuar dy herë më parë, me aktoren Nicole Kidman, me të cilën ka dy fëmijë dhe me Mimi Rodgers. Me Katie Holmes ai u martua në vitin 2006 në një kështjellë në Itali.

Tom e vlerësoi shumë martesën para një muaji kur dha një intervistë. Megjithatë çifti kishte kohë që jetonte i ndarë për shkak se Tom ishte gjithmonë larg me punë. /associatedpress

Lajme të ngjashme

Back to top button