Strugë, bamirësit ndihmojnë djaloshin invalid

Tashmë i riu strugan Besart Jaja, ditët do t’i ketë më të mira falë karrocës elektrike, donacion i ardhur nga Zvicra nga kushërinjtë Blerim dhe Fatmir Shemo ,të cilët prej vitesh punojnë dhe jetojnë në këtë vend alpin. Donacion i ndërmjetësuar nga Meqail Osmani dhe Nagip Spaho, është i mirëseardhur për 20 vjeçarin, Besart Jaja, person me probleme të theksuara shëndetësore i cili prej disa kohësh nuk mund të lëviz më.

Kjo dhuratë, e këtij akti human, të bashkatdhetarëve tanë , u përcoll deri te Besart Jaja përmes Meqail Osmanit nënkryetar O.H. “El Hilal”, Xhemal Arsllani si dhe nismëtarin e këtij akti human, Nagip Spaho,në prani Drita Jaja nënës së Besartit.

Të prekur nga ky akt human, dhuruesit (dorëzuesit), dëshiruan që ky mjet, kjo dhuratë të shërbejë që t`ia kthejë buzëqeshjen Besart Jajës dhe të mos e lë të izoluar në shtëpi, në mes të katër mureve, por që ai të lëviz pa pengesa, ndërsa  pranuesit shprehën mirënjohje për këtë akt human, me fjalët e rëndomta që burojnë nga thellësia e zemrës, “Zoti ua shpërbleftë për këtë”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button