Vullnet Ahmeti: Zgjedhja ime ishte shumë transparente

Ushtruesi i detyrës së rektorit të USHT-së Vullnet Ahmeti sot doli më një press konferencë në të cilën thuhet se zgjedhja e tijë ishte është legjitime dhe se kjo gjë ka ndodhur për hërë të parë pas gati 18 vitesh universitet. 

Ai më tej shton se gjatë votimit të djeshëm të Senatit të Universitetit të Tetovës, pas dorëheqjes s ëish-rektorit prof dr. Agron Reka, me votim transparent dhe në frymën akademike zgjodhi ushtrues detyre, rektor i Universitetit.

“.Për mua, kjo detyrë paraqet obligim dhe përgjegjësi para se gjitash kombëtare dhe angazhim profesional e moral për këtë vatër të shenjtë  të arsimit sipëror të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.   Ndryshimet e lartpërmendura, ndodhin për herë të parë në historikun gati 18 vjeçar të Universitetit tonë, në mënyrë   dinjitoze, demokratike dhe të qytetëruar, në funksion të vazhdimësisë së konsolidimit të traditës arsimore dhe shkencore, forcimit të kapaciteteve akademike, administrative dhe hapësinore të gjitha këto për interesin e studentëve dhe cilësisë së studimeve deridiplomike dhe pas diplomike. Më lejoni  që përmes jush të shprehi  nderimin e  thellë, për  të gjithë ata studentë pedagogë dhe asistentë që në vitin 1994 themeluan këtë universitet, si promotor kryesor i mendimit të lirë dhe punës shkencore, të cilët gjatë këtyre viteve, në bankat, laboratorët dhe auditorët e këtij Universitetit i realizuan ëndrrat e tyre më të bukura, ëndrrën e madhe universitare të dritës dhe diturisë dhe dhanë ndihmesën e tyre të madhe në zhvillimin  e shoqërisë tone”, u shpreh rektori tashmë sapozgjedhur Vullnet Ahmeti.

 Ai me tej tha se “Do të vazhdojmë  të punojmë për  ndërkombëtarizimin e Universitetit, krijimin e marrëdhënieve të reja për bashkëpunim  sidomos me Universitet shqiptare, nga rajoni dhe ato ndërkombëtare.Ne sapo kemi përmbyllur një vit të suksesshëm akademik, dhe kemi ndërmarrë të gjitha përgatitjet për regjistrimin e studentëve të rinj në  11 fakultete dhe 36 programe studimore.Universiteti ynë Ju ofron të gjithë qytetarëve shërbime dhe mundësi studimi për t’u kualifikuar dhe përgatitur për një të ardhme më të mirë. Rritja e cilësisë së shërbimeve akademike, përsosja e nivelit të mësimdhënies dhe e kërkimeve shkencore arrihen nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të frytshëm me studentët dhe kuadrin mësimdhënës”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button