Universiteti FON dhe FRI firmosin memorandum bashkëpunimi

Forumi Rinor Islam sot nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Universitetit FON, ky memorandum vjen si rrjedhojë e bashkëpunimit të mëparshme që kanë pasur këto institucione dhe që përmes formalizmit të këtij bashkëpunimi tentohet që të arrihen suksese edhe më të mëdha.

Memorandumi u nënshkrua nga Sefer Canoski, menaxher i Universitetit FON, i cili në fjalimin përshëndetës vlerësoi punën dhe aktivitetet që bën Forumi Rinor Islam në sferën shoqërore në përgjithësi dhe ato arsimore në veçanti. 

Ky bashkëpunim është pritur me kënaqësi nga Universiteti FON, dhe kryetari i FRI-së Fevzi Musliu, i cili deklaroi se në këtë formë thellohen edhe më shumë marrëdhëniet mes këtyre institucioneve me qëllim që të arrihen rezultate konkrete në sferën e arsimit dhe shkencës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button