Ivanov: Presim që Greqia të sillet me përgjegjësi

Me vëmendje e ndjekim gjithë atë që po ndodh në Greqi, e dimë se mbaruan zgjedhjet dhe i dimë rezultatet. E presim atë që të gjithë e presin nga Greqia, gjegjësisht, që ajo të sillet në mënyrë të përgjegjshme ndaj detyrimeve të marra. 

Këtë sot e deklaroi kryetari Gjorgje Ivanov pas lëshimit në përdorim të “Parkut të liqeneve” në lagjen  Aerodrom, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si i komenton rezultatet e zgjedhjeve në Greqi dhe se a ka tani hapësirë për bisedime rreth çështjes së emrit.

“Greqia ka detyrime edhe ndaj nesh me Marrëveshjen e përkohshme, në kuadër të Kombeve të Bashkuara, si dhe ndaj akt-vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të Hagës. Në qoftë se sillen në mënyrë të përgjegjshme, ekziston mundësia që të arrihet një zgjidhje. Në qoftë se ndodh e kundërta, atëherë përsëri do të shtyhet procesi dhe do të kërkohen arsyetime të ndryshme”, tha Ivanov./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button