Tetovë: dasmat në të zezë dënohen me ligj!

Kohëve të fundit në shumë dasma edhe ahengje të tjera familjare veçanërisht  është në rajonin e Pollogut, në të cilat viteve të tjera janë paraqitur si raste ku është prishur rendi dhe qetësia publike me gjuajtjen e armëve të zjarrit, por edhe me mjete të tjera si ato piroteknike.
Për të mos u paraqitur këto raste edhe këtë verë Sektori për punë të brendshme në Tetovë apelon tek të gjithë qytetarët të përmbahen nga gjuajtja me armë zjarri si dhe me mjetë të tjera, të cilët kohëve t fundit ëhstë bër një trend gjuataj me armë si zakonisht në manifestime familjare. 

Gjuajtje me armë është e ndaluar me ligj për prishjen e rendit dhe qetësisë publike me të cilën ka edhe dënime nga 200 deri në 500 euro, por veprat e tilla mund të dënohen edhe me vepra penale nga ku në bazë të ligjit është paraparë dënim me burg nga 1 deri në 5 vite.

Organizatori apo dasmori duhet të paraqitet në stacion policor më të afërt, për organizimin apo në rast të kundër, policia e Tetovës do të merr masa kundër tyre.

Njëjtë edhe organizimet e tjera, të cilat rallë herë kalojnë pa të shtëna, duhet të paraqiten në polici. Sektori për punë të brendshme kohëve të fundit i ka  shtuar patrullimet dhe i ka rritur masat për ligje-thyesit të cilët nuk do të kalojnë pa u përgjigjur para ligjit, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Sektori për punë të brendshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button