Buzqesh…se nesër do të jetë edhe më keq…!

Në këtë temë nuk ka trohë humori. Madje as humor të zi. Ai që mendon ndryshe duhet të ketë problem serioze me konceptimin e humorit.Nëse ka sarkazëm,e ka,dijeni se energjinë e ka te pafuqia e jonë me dalë prej vorbullës së madhe të “fitoreve historike” të cilat po na fundosin thellë e më thellë. Nëse e shihni se ka mllef… edhe kjo mund të jetë. Nëse shihni shqetësim…edhe shqetësim ka! Njerëz jemi!

Kur jemi te shqetësimi,një mbrëmje po lexoja në internet për ligjet e famshme të Marfit.Ato që i shkruan vetë jeta,përkundër logjikës shkencore.”Nëse diçka ka mundësi të shkojë keq,do të shkojë keq!”-ky është ligji bazik i Marfologjisë”.Nëse nuk ka kurfar mundësije që diçka të shkojë keq,prap do të shkojë keq”,është një nga ligjet që e qon më tej këtë filozofi.Keq do të shkojë gjithsesi.Shumë e konsideronin inxhinierin Marfi si një njeri optimist.

Po mendoja për rrethanat tona dhe hasa në margaritarë të tjetër.”Të gjithë rrejnë,por s’ka lidhje!Edhe ashtu askush nuk dëgjon!Apo,si thoshte një ligj tjetër:“diçka që je duke e kërkuar,do ta gjesh në vendin e fundit që do t’e kërkosh!”.Ky,i fundit,për një qast m’u duk vetëm edhe një nga ligjet “palidhje” të Marfit.Por,ndërkohë që po dëgjoja zyrtarin e lartë të mjekësisë ligjore derisa po spjegonte arsyet e një (vet)vrasjeje,vetëm një ditë pas ngjarjes, gjërat m’u lidhën.Ai e gjeti përgjigjjen me të parën,në vendin e pare ku e kërkoi!Marfi nuk duhet të ketë qenë me prejardhje ballkanike.

Pra,në njërin nga televizionet nacionale,zyrtari i lartë i mjekësisë ligjore kosovare po fliste gjërë e gjatë për mundësitë teorike të vetvrasjes!Me thikë!Kurr s’më kishte shkuar mendja se ka aq mundësi.Deri me 20 të goditura-po thoshte ai.Ashtu i kishte thenë atijë,një ekspert tjetër i mjekësisë ligjore pas pyetjes së tijë sugjestive.Gjithnjë duke iu referuar zyrtarit të lartë,krejt kjo kishte ndodhur në prezencën e ekspertve dhe gjyqtarëve ndërkombëtarë.Dorën në zemër,ndërkombëtarët nuk po parakalojnë shumë nëpër media me versionin e tyre të (vet)vrasjes.Po heshtin!Ndoshta po hetojnë ende!Thuhet se në hymje të ndërtesës së CIA shkruan: “asgjë nuk është ashtu si duket”.Ndoshta,prandaj janë të kujdeshëm në deklarata!

Nejse,ky zyrtari ynë ligjorë e kishte pyetur ekspertin e mjekësisë ligjore,kolegun e vet,se a mundet kjo,mexhithatë ,të jetë një vetvrasje? Edhe përkundër 11 goditjeve me thikë !?
Mundet…nuk mund të them se nuk mundet-paska thënë eksperti.Ka pasë raste në botë edhe deri me 20-të vetgoditje.”Mundet,pra ka ndodhur!

Ligji i famshëm i Marfit:”nëse diçka ka mundësi të ndodhë,ajo do të ndodhë”!”Edhe nëse nuk ka kurfar mundësie të ndodhë,do të ndodhë!”.Marfi gjenial!
E keni lexuar librin e Artur Bloch “Ligji I Marfit-dhe arsye të tjera përse gjërat marrin të mbrapshtën!”?Lexojeni!

Kryesorja,eksperti na e hoqi dertin.Ia vuri pike.S’ka çka të flitet ma tepër.Më në fund edhe EULEX-I I ra vulë.EULEX-i i njohur për sirenat e zhurmshme dhe rastet që dështojnë për mungesë provash!
Nëpër media,të kërcnuara indirekt se janë shkaktare të tragjedisë familjare,e cila na pikëlloi të gjithëve,detyrimisht mbyllen diskutimet.Disa duke respektuar dhembjen e familjes,e disa duke respektuar kërcnimin e heshtur që rrinte pezull.Mos folni!OMERTA!

Por,diskutimet në rrjetet virtual mexhithatë tingëllojnë shumë dyshuese.Edhe nëpër kafene. Edhe në rrugë. Vlojnë!Ka madje edhe nga ata që mendojnë se kjo është e mundur,vetëm në rast se “ndihmon” edhe dikush tjetër…ka gjithfar mendimesh.Jemi popull që mendon,ban dert për krejt botën. Se krejt bota …na ka nimue!Edhe po na nimon!

Çdokush që kundërshton,apo kritikon duhet të mendohet seriozisht se në një çast të ditës apo natës do të mbetet vetëm.Ditën doli të jetë më e rrezikshme.Si të ia bëshë?Me I mbledhë të gjitha thikat në shpi,dhe me I mbyllë në podrum me dry.Qelsin me e përbi.Kur të vjen puna me e qitë,çasti i vetmisë tashmë ka kaluar pa pasoja!?.Hm!Por rreziqet janë të panumërta në një shpi njeriu!Ka aq shumë gjana të rrezikshme që mund të shkaktojnë një (vet)vrasje!Për shembull helmi i minjëve,acidet e ndryshme.Barnat e skaduara.Ushqimet nga importi!Gazetat proqeveritare…!Buzkuqi!Facebook-u!
Zot,sa shumë rreziqe,vetëm në një shpi njeriu!Por ju mos i hiqni vetëm armët e zjarrit dhe ato të ftohta.Se qëllimi i një vetvrasjeje sipas ekspertve qenka që ajo të jetë e ngadalshme,e dhimbshme dhe me thika të pamprehura.Për me qenë “knaqësia” e plotë.Por, zyrtari po fliste me kompetence!
Po mendoja.Shpesh kam kundërshtuar!Kam kritikuar!Më ruaj o zot nga vetvetja!I ruaj edhe ata që i kam kritikuar!Edhe ata që nuk i kam kundërshtuar apo kritikuar!Zot,ruaji shqiptarët nga vetvetja!Me të tjerët ia bëjmë disi!

Sidoqoftë, pasi në shkrimet e mija shpesh e përmendi kryeministrin dhe kryeambasadorin si pushtetin absolut në këtë vend,qysh tash po deklaroj se nuk mbaj përgjegjësi për,ruejna zot, veprimet e tyre ndaj vetvetes.Me apo pa ndihmën e dikujtë.Sa për veprimet e tyre ndaj të tjerëve,nuk po flas.Ata s’ka kush me i marë në përgjegjësi!E populli?Eh,populli….!

Por,kur jemi te rasti,qysh të nesërmen e (vet)vrasjes,zyrtari i mjekësisë ligjore dha verdiktin.Nëpër televizione.U bënë yje mediale!Në vendet me gjyqësi të rahatuar,byrokratët e mërzitshëm përgjigjjen: “Hetimet vazhdojnë”,””rrethanat janë të paqarta”,”etj. 

Pikrisht këtu duket të jetë poenta pse qytetarët nuk besojnë në deklarata zyrtare.. I ndjeri,ka qenë një ushtarak I karierës.Ai e njihte mire artin e luftës.Ishte boksier,xhudist.Njihte artet marciale.Ishte atdhetarë dhe biznismen.Asgjë që asocon në një personalitet që dorëzohet aq lehtë.Madje edhe reagimin e parë në shtyp e kishte luftarak,të vendosur.Edhe hapat ligjorë që kishte paralajmëruar tregonin për njeriun që po lufton për të mbrojtur nderin e vet. 

Fjalë ka shumë!Mosbesim!Natyrisht,opinionistët mund të shprehen mbarë dhe mbrapsht, të shfaqin dyshime, mirëpo shteti nuk paragjykon.
Fatkeqësisht,ka fare pak njerëz në Kosovë të cilëve version zyrtarë I sforcuar u duket real.Besimi në drejtësinë (vendore apo ndërkombëtare) është në nivelin më të ultë të mundshëm,ndoshta më keq se edhe para lufte kur një gjë ishte së paku e qartë:Gjykimet politike ishin krejtësisht arbitrare.Të tjerat: ashtu a kështu!Sipas rastit!Ata që ishin të pasur apo me regjimin,shpëtonin!Sot gjykime politike nuk ka, por ndjenja e arbitraritetit e përcjellë gjyqësinë joefektive të këtij vendi.Deklaratat e papërgjegjshme dhe të ngutshme e thellojnë edhe më tepër atë.

Qytetarët e Kosovës,pas luftës ishin të shqetësuar dhe plotë frikë nga vrasjet misterioze!Tash edhe nga (vet)vrasjet. Qytetari pa shtet dhe demokraci,nuk është qytetarë! Është vetëm një qenje e frikësuar e cila shpreson se nesër do të jetë më mirë!

Gjithqysh,do të thoshte Marfi.”Buzqesh…se nesër do të jetë edhe më keq!

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button