Kosovë, hidhen dy granata në vendkalimin kufitar në Bërnjak

Dy granata dore janë hedhur në kampin e KFOR-it në vendkalimin Kufitar 31 në Bërnjak. Lajmi është bërë i ditur nga KFOR-i, i cili ka theksuar se ngjarja ka ndodhur në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz

“Njëra ka shpërthyer, kurse tjetra ka mbetur e pashpërthyer në mes të rrugës, duke bllokuar trafikun”, ka njoftuar KFOR-i, duke bërë të ditur gjithashtu se “një ushtar i forcës paqeruajtëse ka pësuar humbje të lehtë të dëgjimit dhe se nuk është raportuar ndonjë dëmtim i madh material.

Sipas KFOR-it, për arsye sigurie dhe në vijim të hetimeve pika kufitar 31 në Bërnjak mbetet e mbyllur deri në një njoftim tjetër.

Përmes kësaj deklarate, KFOR-i edhe një herë “dënon përdorimin e papranueshëm të dhunës, e cila do të luftohet fuqishëm nga KFOR-i.

Lajme të ngjashme

Back to top button