Turqia mund ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme

Këshilli për Siguri Kombëtare i Turqisë ka rekomanduar që të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme edhe për tre muaj, përcjell REL. 

Ky rekomandim i këshillit, me gjasë do të miratohet nga Parlamenti turk.

Që prej grusht-shtetit të dështuar të korrikut të vitit 2016, Turqia ka miratuar gjashtë herë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Reuters.

Ankaraja zyrtare e akuzon klerik Fethullah Gulen se qëndron prapa puçit të dështuar. Ky i fundit mohon çdo përfshirje në këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button