(VIDEO) Spanja dhe Italia në çerekfinale

Spanja ka mposhtur Kroacinë në duelin direkt vendimtar në Grupin C, duke u kualifikuar kështu si lidere në çerekfinale, teksa Italia ka siguruar kualifikimin me anë të një fitoreje të lehtë ndaj Irlandës me rezultat 2-0.

Në Gdansk u zhvillua ndeshja kryesore mes Kroacisë dhe Spanjës, ku u zhvillua një ndeshje e balancuar nga ana e rasteve, teksa nuk mund të thuhet kështu në anën e posedimit.


Sidoqoftë, gjatë gjithë takimi u zhvillua ndeshje e varfër nga ana e rasteve, megjithëse gjatë pjesës së dytë kroatët kishin mundësinë të shënonin dhe edhe ta fitonin ndeshjen, por i pa saktë u tregua Ivan Rakitic që mori në qafë ekipin e tij.

Del Bosque në fund luajti pa sulmues dhe kjo u reflektua nga tifozët spanjoll të cilët kërkuan inkuadrimin e Llorentes, por në fund pas një aksioni briliant në gol me top u fut Jesus Navas (88’) për të siguruar fitoren minimale për spanjollët me rezultat 1-0 dhe lidershipin në tabelën e Grupit C.


Ndërsa nga ana tjetër Azurët ishin skuadër më e fortë dhe dominuese gjatë tërë takimit.

Cassano hapi llogarin pas golit që kaloi vijën e fundit,ndërsa fitoren e vulosi u super kritikuari, Mario Balotelli me një gol të bukur.  Shikoni golin e Cassanos. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button