Venizelos dakord me Samaras: Nesër vendi duhet të ketë qeveri

Takimi me kreun e së Majtës Demokratike, Fotis Kuvelis ishte i fundit që i mandatuari për krijimin e qeverisë, Antonis Samaras zhvilloi në ditën e parë të mandatit të tij. “Në përpjekje për të formuar një qeveri shpëtimi kombëtar, pata një takim konstruktiv me Fotis Kuvelis dhe diskutimi do të vazhdojë nesër”, tha Samaras.

Para këtij takimi, Samaras mori refuzimin e dytë për pjesëmarrje në qeverinë e tij, nga kreu i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, i cili deklaroi se partia e tij “do të jetë një opozitë e vështirë”. 

Një orë më parë, kreu i PASOK Venizelos tha se me Samaras kishin rënë dakord, që vendi ka nevojë urgjente për qeveri. “Qeveria duhet të formohet jo më vonë se nesër dhe zgjidhja më e mirë është pjesëmarrja e 4 partive. Propozova që ND, SYRIZA, PASOK, DIMAR të shkojmë nesër te presidenti. Mandati i Samaras nesër duhet të ketë rezultat”, tha Venizelos. Nga ana e tij Samaras tha se po sheh pozitivisht propozimin në fjalë.

Takimi i parë i Samaras, ishte ai me Aleksis Cipras. Vetë Samaras konfirmoi se “lideri i SYRIZA i kishte bërë të qartë se nuk dëshironte të merrte pjesë në një qeveri të shpëtimit kombëtar”. Vetë Cipras tha se “roli i opozitës është të kritikojë dhe të ndërhyjë në mënyrë të përgjegjshme. Sigurova zotin Samaras, se unë do ta bej këtë”. Ai shpjegoi se SYRIZA nuk do ta konsumojë mandatin per krijimin e qeverise, nëse ftohet nga Presidenti. 

Pas një marëveshje me PASOK se vendit i duhet me urgjencë një qeveri, pas 2 refuzimeve nga Cipras e Kamenos dhe një bisede të lënë përgjysmë me Kuvelis, duket se nesër do ta kemi përgjigjen e qartë për pyetjen, nëse Samaras do arrijë të krijojë një “qeveri të shpëtimit kombëtar” vetëm me PASOK, apo edhe me pjesëmarrjen e se Majtes demokratike”. 

Agjencia e vleresimit Fitch: “Fitorja e ngushtë e zgjedhjeve të reja parlamentare greke nga Demokracia e Re do të thotë se “rreziku afatshkurtër i falimentimit të Greqise dhe ai i daljes nga euros, ra”.

Lajme të ngjashme

Back to top button