Benzinat lirohen për 3.5 denarë, dizeli për 3 denarë

Benzinat nga mesnata lirohen për 3.5 denarë, ndërsa dizeli për 3 denarë për një litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Çmimi me pakicë i eurosuper BS-95 do të kushtojë 78, ndërsa i eurosuper BS-98 do të jetë 80 denarë për një litër. Eurodizel (D-E V) do të shitet për 67.50 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (VEL-1) për 56 denarë për një litër.

Për 2.47 denarë lirohet edhe mazuti, dhe do të kushtojë 42.378 denarë për një kilogramë. Me vendimin e Komisionit rregullator për energjetikë, çmimet rafinerike të derivateve të naftës zvogëlohen mesatarisht për 6.21 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 4.65 për qind.

Komisioni sqaroi korrigjimin e çmimeve me lirimin e naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë 14 ditëve të fundit për 7.44 për qind. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button